Manastirliu: Silva Bino shërohet nga COVID-19! Më gëzoi pa masë, sapo ka lënë spitalin infektiv
Pas disa ditësh e infektuar me COVID-19 specialistja e ISHP, Silva Bino është shëruar nga virusi.
Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila nuk fsheh gëzimin për shërimin e saj.
Ajo thekson se Bino ka lënë spitalin infektiv pas dy javësh të vështira.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1.
Të presim me padurim🙏🏼