Manastirliu takim me delegacionin olimpik të Malit të Zi: Fuqizim i sportit në rajon

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), së bashku me delegacionin olimpik të Malit të Zi zhvilluan një takim miqësor me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot KOKSH.

Ministrja Manastirliu nënvizoi gjatë fjalës së saj se, bashkëpunimi mes vendeve rrit perspektivën e fuqizimit të sportit në rajon, duke shtuar se si qeveria shqiptare, si Ministria ashtu edhe KOKSH-i janë në një drejtim të unifikuar lidhur me zhvillimin e sportit në vend.

Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli theksoi rolin institucional të ministrisë së linjës në realizimin e projekteve të komitetit olimpik lidhur me masivizimin e sportit në Shqipëri, duke i njohur vlerat marrëdhënies mes shëndetit dhe aktiviteteve sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Igor Vusurovic pohoi në takim se ka vend për përmirësim të bashkëpunimit mes vendeve të Evropës Juglindore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?