Manastirliu takohet me drejtorin e OBSH-së: Mbështesim Traktatin e Pandemisë

Në një kohë që bota është në ankth nga varianti i ri i Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pritur në një takim nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së. Manastirliu ka bërë me dije në facebook, se takimi u bë për traktatin e pandemisë.

Postimi i plotë

Takim i rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të mbëshetur #TraktatinEPandemisë, si një instrument thelbësor për koordinimin mes shteteve në këtë moment, jo vetëm për përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 por edhe për të forcuar arkitekturën e sistemeve shëndetësore në përballimin e emergjencave.

SHKARKO APP