Manastirliu: Tre skenarë për përballimin e situatës, do të financojmë testet e shpejta

Kreu i OBSh për Europën dr. Hans Kluge dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit dy vjeçare, që ka në fokus forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe përballimin e epidemive dhe përmirësimin e aksesit në shërbimin shëndetësor.
“OBSh është partneri ynë strategjik. Sot së bashku me dr. Kluge, firmosim një marrëveshje të rëndësishme me Organizatën Boterore te Shendetesise. Kjo marreveshje qe firmosem është një angazhim konkret për mbështetje per te përmirësuar aksesin në shërbimet thelbësore, forcuar kapacitetet e vendit per te parandaluar dhe kontrolluar epidemite, për të forcuar akoma më shumë kapacitete në lidhje me inovacionin dhe digjitalizimin si dhe për adresimin e faktorëve përcaktues të shëndetit me qëllim popullatë më të shëndetshme”, tha Manastirliu.
Manastirliu deklaroi se po forcohen kapacitetet për të përballuar situatën e epidemisë dhe janë në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar përfshirë këtu edhe spitalet rajonale sipas 3 skenarëve.
“Strategjia e përballimit të vjeshtë-dimrit dhe dokumentat e tjerë strategjikë janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar nevojat dhe përgjigjen e sistemit shendetesor, edhe ne kete faze te epidemise. Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me katër herë krahasuar me muajin qershor, kemi rritur kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuar në katër struktura të mirëpajisura me stafe të kualifikuara janë të disponueshme për rastet e pacientëve ndërkohë që kemi tre skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë këtë kapacitet të dedikuar për trajtimin e pacientëve me covid 19, në 1600 shtreter të pajisur dhe me stafe të trajnuara”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu vlerësoi mbështetjen e OBSH për Shqipërinë si pjesë studimit klinik “Solidarity Trial” për terapitë për trajtimin e Covid.
“Shqipëria për të parën herë është bërë pjesë e një studimi klinik “Solidarity Trial” për terapitë për trajtimin e Covid, Sikunder është fakt angazhimi i qeverisë shqiptare në  Aleancën COVAX permes parapagimit, për të siguruar vaksinën AntiCOVID (1 milion e 136 mijë doza). Shipëria për të parën herë është bërë pjesë e një studimi klinik “Solidarity Trial” për terapitë për trajtimin e Covid, Sikunder eshte fakt angazhimi i qeverisë shqiptare në  Aleancën COVAX permes parapagimit, për të siguruar vaksinën AntiCOVID 1 milion e 136 mijë doza”, tha Manstirliu.
E pyetur nga gazetarët për testet e shpejta, Ministrja Manastirliu tha se qeveria shqiptare do të financojë testet e shpejta, që do t’i shtohen kapaciteteve në rritje të testimeve me metodën PCR.

SHKARKO APP