Manastirliu tregon me foto investimet në spitalin ”Shefqet Ndroqi”

Njësija e re e Kardiokirurgjisë do të kryejë rreth 400 opercione në vit. Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin ”Shefqet Ndroqi” dhe bën me dije se spitali i është kthyer normalitetit dhe do të jetë në dispozicion për pacientët. “Me kryeministrin Edi Rama, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili i rikthehet normalitetit me dy investime fantastike, që do të zgjerojnë shërbimet me standardet më të larta për qytetarët. Ka përfunduar investimi për ngritjen e Njësisë së re të Kardiokirurgjisë, ku do të kryhen rreth 400 operacione në vit. Laboratori modern, me standarde ndërkombëtare tashmë është në shërbim të pacientëve”, shkruan Manastriliu.

SHKARKO APP