Manastirliu tregon pse nuk e ka bërë vaksinën kundër virusit: Nuk e kam kaluar Covid-in
Ministrja Ogerta Manastirliu tha në Wake Up në Top Channel se ajo ende nuk e ka kaluar covid-in, por gjithashtu as vaksinën nuk e ka marrë.
Manastirliu tha se do të presë radhën plus 40 për ta marrë.
“Unë nuk e kam kaluar covid, dhe jam bazuar shumë në ato këshilla që u kemi thënë që nga fillimi qytetarëve, dhe kjo më ka ruajtur deri tani. Jo nuk do e zgjedh vaksinën, do marr atë që është në radhë, se një vaksinë është një jetë e shpëtuar. Kur të vijë radha e moshës plus 40 do e marrë.
Ndërsa për uljen e rasteve ditore ministrja tha se kjo nuk është atribut i vaksinimeve: Jo nuk ja kemi atribuuar vaksinimeve, por në tërësi popullata që ka marrë dozën e parë, nuk mund të themi, por për verën kur do merren dozat e dyta do garantojë uljen e asaj. Në tërësi ulja e numrit të rasteve, vendi ynë krahasuar me të tjerët , shihet edhe nga spitalet, shtrimet aty“,- tha Manastirliu.