Manastirliu: Vaksina jo e detyrueshme, fillimisht veç 20% e popullatës do të vaksinohet
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë e ftuar sot në emsionin “Top Talk” në Top Channel. E pyetur lidhur me vaksinimin, ajo ka bërë të ditur se fillimisht qeveria ka në pritshmëri që të vaksinohet 20% e popullatës. Ajo ka shtuar se janë në bisedime me kompani të ndryshme që kanë lançuar vaksinën anti-covid dhe së në fillim të viti tjetër edhe Shqipëria do të ketë siguruar vaksinat dhe do të nisë injektimin në popullatë.
”Jemi duke punuar në disa drejtime. Me mekanizmin Covax ku janë mbi 160 shtete, dhe në grupin e tyre është edhe Shqipëria. Kemi financuar me vaksinën për ta blerë nëpërmjet këtij instrumenti. Presim që të kemi një mbulesë 20% të popullatës. Kemi vijuar negociatat, por nuk e kemi ndalur punën edhe në drejtime të tjera. Edhe Rama e ak thënë që jemi afër marrëveshjes me Pfizer. Po bisedojmë me Modernën dhe astrazeneca. Do jetë padyshim fillimi i vitit tjetër që do kemi edhe ne vaksinën me grupet prioritare. Personeli shëndetësor në frontin e parë në luftën kundër covid dhe më pas me grupet e riskut me personat mbi 75-vjeç dhe me mësuesit me punonjësi te policisë. Janë të përcaktuara nga ekspertët dhe grupet e vaksinimit. Për të priotizuar grupet po punojmë me grupet e riskut”,-tha Manastirliu.