Manastirliu voton: Sovrani zgjedh drejtimin për dekadat e ardhshme!
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka votuar paraditen e sotme në shkollën “Jeronim de Rada”. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë masivisht për vendosur për drejtimin që do të marrë vendi pas 25 prillit.
“Sot duhet të dëgjohet më fortë zëri i qytetarëve. Sot, sovrani zgjedh qeverinë dhe drejtimin që do të marrë vendi për dekadat e ardhshme. Kështu që, sa më shumë qytetarë të dalin në votime për të zgjedhur drejtimin që do të marrë vendin për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri”, deklaroi ministrja.
KOHA JONË SONDAZH

