Manastirliu: Zero tolerime për shkelësit, nuk mund të kemi një polic për çdo qytetar

Pasi prezantoi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve nisur nga situata e rëndë nga Covid-19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se nuk do të ketë tolerime për shkelësit, por tha se nuk mund të kemi një polic për çdo qytetar.

”Nuk do të kemi asnjë tolerancë për ata të cilët nuk zbatojnë rregullat e miratuara prej muajsh tashmë, qofshin baret, restrante apo të tjera, për të cilat kemi përcaktuar të gjitha parametrat e sigurisë që duhet të plotësojnë. Por duhet të kuptojmë se nuk mund të kemi një qytetar, një polic që t’i thotë shiko se po gabon, apo një inspektor në çdo biznes. Nuk e kemi dot, nuk e ka asnjë vend në botë”,-tha ministrja e Shëndetësisë.

SHKARKO APP