Mandati i Kokëdhimës, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi na mori kompetencën

 

Kuvendi i Shqipërisë ka shkelur Kushtetutën, pasi vendosi të mos e çojë në kushtetuese për interpretim kërkesën e Partisë Demokratike mbi mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

Po ashtu Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues vendimin e Kuvendit, mbi këtë çështje, pasi ai është i vetmi institucion që ka kompetencën për të marrë një vendim mbi mandatin e deputetit.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së rreth kësaj çështjeje, Ivi Kaso, tha se Kuvendi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të duhet që të vendosë ta sjellë mocionin e deputetëve demokratë në Gjykatën Kushtetuese.

Pas kësaj nis shqyrtimi në themel i çështjes dhe vendoset nëse deputeti socialist Koço Kokëdhima, ka përfituar apo jo fonde publike në shkelje të Kushtetutës.

SHKARKO APP