Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Ende s’ka dhënë sinjal Rama! PS të mos e mbrojë të enjten në Kuvend
Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi thotë se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin e la që ditën e enjte Parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tij nuk kanë guxim të marrin një vendim pa sinjalin e kryeministrit Edi Rama.
”Ju e patë nuk patën guxim të marrin as vendim. Nuk ka dhënë sinjal ende Rama se çfarë do bëhet dhe nuk morën asnjë vendim. S’kanë marrë ende sinjalin.
Ata mendojnë se i vetmi që mund të urdhërojë si të veprojnë është Rama. Në këtë rast duhet të zbatohet vendimi i kushtetueses. Kuvendi në 2024 s’duhet të vinte në dyshim vendimet e kushtetueses”, tha Bardhi.
Gazetarët: Nëse të enjten rrëzohet raporti juaj, çdo bëni?
Bardhi: Këtu nuk bëhet fjalë për raport të opozitës por për vendim të gjykatës. Ky është puçi më i rëndë institucional i ndodhur.