”Mandatin nuk e lë”, dënohet kryebashkiaku socialist i Mallakastrës
Për akuzat e falsifikimin formularësh, kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj dënohet me 40 orë punë publike. Pas seancës në SPAK këtë të enjte, ai foli për gazetarët dhe u shpreh se është i pafajshëm dhe se do të vijojë betejat për pafajësinë e tij. Edhe mandatin si kryebashkiak nuk e lë.
“Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë, por duke ndjekur të gjitha procedurat do të vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati”,-tha kryebashkiaku socialist.
Gjyqtarja Irena Gjoka nuk pranoi kërkesën e SPAK-ut, që kërkonte dënimin me 1 vit burg. Ajo vendosi dënimin e tij në bazë me 6 muaj burgim. Duke qenë se Ismailaj përfiton nga aplikimi i nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje dënimi me 4 muaj burgim, që konvertohen në 40 orë punë publike.
KOHA JONË SONDAZH

