Manifestimi i 2 marsit, Zekthi: Nëse populli del në rrugë, Rama nuk reziston dot
Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga manifestimi paqësor i 2 marsit, që ka thirrur presidenti Ilir Meta, analisti Fitim Zekthi deklaron se qeveria po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ Zekthi theksoi se qytetarët do t’i përgjigjen thirrjes së kreut të shtetit. Po ashtu ai pohoi se ka pasur tentativa nga qeveria për grusht shteti, ndërsa përgëzoi punën e deritanishme të opozitës.
“Presidenti i Republikës është një rol të ri dhe njerëzit duhet t’i përgjigjen. Mendoj se pyetja themelore nuk është a duhet të mbështeim presidentin. Por a ka të drejtë ai dhe a është në rrezik shqipëria? A po shkatërrohet ndarja e pushteteve. Gjykata Kushtetuese po shkon në dorën e kryeministrit Rama. Nëse përfundon në duart e tij, është e kot të flasim për arsim shëndetësi, etj. Dhënia e detyrës së Arta Vorpsit nga parlamentit, është përpjekje për të marrë në dorë Kushtetuta. Ky mekanizëm, kjo ndarje 3,3,3 është garanci për të siguruar këtë gjykatë. Pra, nëse prishet radha, kjo gjykatë s’do të jetë më për qytetarët. Gjykata e Kushtetuese nëse bie në dorën e Ramës, do bëhet pedali i frenave. Ndaj është e drejtë e presidentit ky vendim.
Gjykata Kushtetuese është thelbi i gjithçkaje. Rama e ka eliminuar fare Gjykatën Kushtetuese. Për mua nuk do të ishte problem që çdo institucion të ishte në krizë, por jo gjykata Kushtetuese. Ka vende në botë që janë të korruptuara, të varfra, por ato kanë fat që kanë Gjykatë Kushtetuese, dhe s’janë vende tiranie. Kriza e sotme nuk është vetëm e një emri, Arta Vorpsin, por më gjerë. Shqipëria ka nevojë për qeveri të dobëta, që kontrollohen nga populli, parlamenti, nga media. Qeveria nuk ka qenë kaq autoritariste. Qeveria Berisha nuk ka pasur këtë kontroll mbi gjykatat, mbi mediat. Nëse populli del në rrugë, nuk reziston dot as Rama, dhe as Gadafi. Nuk e vë në dyshim që ka pasur tentativa për grusht shteti. Grushti i shtetit nuk bëhet me take apo me ushtri. Unë e kuptoj dhe apatinë e shqiptarëve, jetojnë nëpër çadra, në mes të baltës. Ata nuk e kanë mendje të gjykata Kushtetuese që po kapet. Veprimet e opozitës kanë qenë të domosdoshëm. Ajo ka bërë një punë të mirë. Zoti Meta nuk e dublon opozitën. Ai nuk është vektor i opozitës, ai është presidenti. Opozita nuk mund t’i bashkohet presidentit, dhe nëse kjo ka të drejtë ai shkon drejt asaj rryme.”, tha Zekthi.