Manifestimi i Presidentit, Krasniqi: Ka të drejtë për Kushtetuesen
Analisti Afrim Krasniqi, ka komentuar manifestimin e thërritur nga Presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës. Sipas Krasniqit ky miting ka veçoritë e tij që i bëjnë mirë vendit dhe dialogut politik.
“Kjo është hera e parë që një president thërret një miting. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës. Është unikale dhe e panatyrshme. Është hera e parë që shohim parti në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo retorika për Kushtetutën nuk i bën keq dialogut politik. Ka një përpjekje të madhe të qytetarëve për të dëgjuar, për të treguar se janë të gjallë, aktiv dhe të pakënaqur me situatën. Podiumi flet për ligj ndërsa njerëzit flasin dhe thërrasin parulla kundër kryeministrit”,tha në ”A2cnn”.
Krasniqi shtoi se presidenti po bën kalkulime politike dhe se kritikat që ai bën për Kushtetuesen janë të sakta. ”Presidenti po bën kalkulime politike, ky nuk është akti i fundit. Po bën përgatitje për të takuar dhe qytetarët në qytete të ndryshme. Kritikat që bën presidenti për Gjykatën Kushtetuese dhe KED është e saktë. Ai po fiton kredenciale me këtë gjë që po bën”.