Manifestimi i thirrur nga Presidenti, Policia “blindon” bulevardin me 1000 efektivë
Me gjithë njoftimeve të Presidentit Ilir Meta, që manifesti i sotëm do të jetë paqësor dhe qytetarët do të derdhen në Bulervard vetëm me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, Policia e shtetit do të “blindojë” bulevardin kryesor me rreth 1000 efektivë policie.
Sipas Policisë, plani i masavave do të vendoset në zbatim gjatë pasditës ndërsa mësohet se do të krijohet një kordon me trupa të rendit përballë kryeministrisë.
Gjithashtu në gatishmëri do të jenë edhe efektivët e Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë dhe “Shqiponjat”, si dhe Garda e Republikës, ndërsa do të vendoset edhe një perimetër sigurie përtej të cilit nuk do të lejoehn qytetarët.
Sipas Policisë masat janë marrë në kuadër të ruajtjes së institucioneve dhe rendit publik, ndërsa tubimi do të nisë në orën 17:00 ku parashikohet të ketë një pjesmarrje masive.
Mësohet se përveç godinës së kryeministrisë, do merren në mrojtje edhe institucionet e tjera shtetërore që ndodhen përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Tubimi ka një orar nisjeje por jo një orar fiks se kur do të përfundojë, ndërsa presidenca e ka njoftuar vazhdimisht si paqësor duke ftuar qytetarët të marrin me vete lule mimoze dhe flamuj kuqezi.