Manifestimi/Neritan Ceka: Entuziazëm si 30 vite më parë

Neritan Ceka mbështeti manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, për të cilin thotë se ishte një gjetje e jashtëzkonshme, duke marrë në konsideratë rrethanat ekonomike dhe politike në vend. Ai ishte sot në shesh dhe dy ditë më parë, u shpreh se ”Është një grusht shteti pa tanke, pa ushtarë, pa të shtëna. është një kthim pas 30 vitesh, po të njëjtat fjalime, e njëjta parti entuziaste, mungonte shoqja Nexhmije por edhe ajo na doli. Besoj që në një qetësi relative dhe të rremë ndodh ajo që po bëhet një vend i pajetueshëm, qoftë nga situata ekonomike, qoftë nga një qeverisje rrumpallë, qoftë nga ikja masive e shqiptarëve”.

Deklarata e para dy ditëve

“Duket një veprim i jashtëzakonshëm i Presidentit, është situatë reale e një grushti shteti. Grusht shteti do të thotë kur merren të gjitha institucionet e shtetit. Legjislativin e ka në dorë Edi Rama, gjyqësorin po bën hapat e fundit për ta marrë dhe mund të komandojë gjithë sistemet e emërimeve. Është dhe pushtetit ekzekutiv qoftë qëndror qoftë lokal që e zotëron në të gjitha aspektet. Është një grusht shteti pa tanke, pa ushtarë, pa të shtëna. është një kthim pas 30 vitesh, po të njëjtat fjalime, e njëjta parti entuziaste, mungonte shoqja Nexhmije por edhe ajo na doli. Besoj që në një qetësi relative dhe të rremë ndodh ajo që po bëhet një vend i pajetueshëm, qoftë nga situata ekonomike, qoftë nga një qeverisje rrumpallë, qoftë nga ikja masive e shqiptarëve.

Është me Kushtetutë, Presidenti është mbrojtës i Kushtetutës, e ka bazën tek Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara e cila e fton popullin të ngrihet kundër qeverisë në raste të tilla. Një njeri i vetëm nën maskën e një partie që nuk është më Partia Socialiste për të cilën është votuar, është grabitur nga pushteti. Kur vidhen pushtetet, ka vetëm një faktor që është populli. Për aq kohë sa shqiptarët nuk e kanë kuptuar se po ju merren pak nga pak të gjitha pushtetet, mendoj se Presidenti ka bërë zgjedhjen më të mirë.

E kemi përmbysur njëherë Nexhmijën dhe ta shikojmë sërish të ngrihet nga varri, një sistem degradues shqiprtëror kombëtar, duhet të ngrihemi për Shqipërinë jo për Ilir Metën. Mesazhi i kësaj proteste do të tregohet përmes pjesmarrjes që do të ketë. Opozita është populli, populli që mendon ndryshe që është interesuar për këtë pushtet. Më mashtruesit dhe anti-kombëtarët që kemi sot nuk i kemi pasur kurrë. Skenari që të vijë Meta në krye të opozitës së bashkuar është gatuar në kuzhinën e rilindjes, i ngjan kohës së Dhjetorit kur përpiqeshin të na bindnin se sa i mirë ishte Ramiz Alia. Nuk kemi të bëjmë me Metën që është dikushi, me të gjitha veprimet e tij ka treguar se është një nga Presidentët më seriozë që kemi pasur pas Rexhep Mejdanit.

SHKARKO APP