Manja i përgjigjet Berishës për ekstradimet në vendet e Beneluksit: Te zyra jote ka ardhur kërkesa?

Sot në seancën në Kuvend, kryetari i PD-së Sali Berisha hodhi akuza që qeveria pengon marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit, duke nënvizuar se preken 6 ministra dhe deputetë të PS-së. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thekson se Berisha këto kërkesa i ka sajuar dhe se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga vendet e Beneluksit për marrëveshje ekstradimi.

“Lidhur me atë që deklaroi zoti Berisha se qeveria shqiptare ka bllokuar marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Nuk e di se si kjo kërkesa ka shkuar më parë në zyrën e Berishës.

Dua të jem i qartë. Sot nuk ka asnjë pengesë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor as me Belgjikën, Holandën apo Luksemburgun. Bashkëpunimi është në nivele të kënaqshme. Me Belgjikën kemi një marrëveshje dy-palëshe për personat e dënuar.

Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe s’ka kërkesë nga këto shtete, sepse jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje nëse do të vijnë. S’e di se si i sajoni këto gjëra, në një seancë dedikuar zgjedhësve. Por kur nuk ke zgjedhës i drejtohesh marëveshjeve të ekstradimit”.

SHKARKO APP