”Manja kriminel elektoral”, Berisha akuza në Kuvend: Po dalin të dhëna që fundosin Ramën

Sali Berisha në një deklaratë jashtë ambienteve të Kuvendit, u ndal tek atentati në zonën e ”Don Bosko-s” ku mbeti e vrarë gabimisht një grua dhe u plagosën pesë të tjerë. Berisha tha se vrasësit ndodhen në qeveri, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke e quajtur këtë të fundit një kriminel elektoral.

“Kujtoni vrasjen në Don Bosko. Unë i akuzova për ngjarjet kriminale dhe nuk dhanë asnjë përgjigje. Ulsi Manja, krimineli elektoral u ngrit dhe deklaroi se ndjehet krenar. Kurrë ndonjëherë Parlamenti nuk ka qenë ndonjëherë në këtë shkallë të inkriminimit.

McGonigal ka qenë ndërmjetës, e morët vesh se si i kanë përzier aksionet Edi Rama me McGonigal dhe këtë e deklaron ish presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë që kanë qenë këtu në atë kohë. Po dalin të dhëna që e fundosin Edi Ramën në mënyrë përfundimtar”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?