Manja: Nuk besoj se Greqia do bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas takimit me shoqatat e bizneseve të huaja në Shqipëri, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Manja ka ripërsëritur qëndrimin e qeverisë shqiptare sa i përket, kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli për blerje votash. Ai tha se çështja e Fredi Belerit i përket drejtësisë.

Ndërsa sa i takon bllokimit që ka bërë Greqia për Shqipërinë në këtë etapë duke mos firmosur hapjen e kapitujve të vendit tonë me BE-në, ministri Manja theksoi se nuk beson se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet prej 6 muajsh në paraburgim, ndërkohë që tashmë Greqia duket se ka vendosur veton e parë sa i përket grup kapitujve të parë të cilët pritet të mbahen në Dhjetor. Është konfirmuar dhe nga Kryeministri Mitsotakis. Keni një koment në emër të Qeverisë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Më duhet të pohoj qëndrimin tonë konstant, Beleri është çështje e drejtësisë. Sigurisht që Greqia ka qëndrimet dhe pretendimet e veta, por kjo është një çështje e drejtësisë. Ky është qëndrimi që kam unë.

Pyetje: A mendoni se është presion deklaratat e vazhdueshme të autoriteteve greke?

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Unë nuk besoj se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka një qëndrim të dëshmuar të Greqisë në përkrahjen e Shqipërisë në të gjitha proceset integruese të vendit. Edhe kësaj radhe kam bindjen që Greqia nuk do të jetë penguese në procesin tonë drejt BE-së.

Pyetje: E bëri me Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: E bëri për Maqedoninë e Veriut, por me Shqipërinë marrëdhëniet tona me Greqinë dhe qëndrimi i Greqisë në raport me Shqipërinë në gjithë këtë trajektoren tonë drejt BE sigurisht ka qenë pozitive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?