Manja: Numëruesit që do të tjetërsojnë votën rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se Numëruesit që do të tjetërsojnë vullnetin e votuesit rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Manja: Numëruesit që do të tjetërsojnë vullnetin e votuesit nuk janë të mbrojtur nga ligji, rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg. Kandidatët kanë të drejtë që të marrin pamjet, diskun nga KQZ. Votat e pavlefshme janë vullnet i shprehur. Edhe në 2017 ka pasur vota të pavlefshme, por këtë radhë ka një njësi, është vota preferenciale. Ishte e pritshme.

Ndërsa analisti Nertil Jole u shpreh se është e nevojshme që KQZ të bëj një analizë më të detajuar për gamën e gjerë të votave.

Jole: Është e nevojshme që KQZ të bëj një analizë më të detajuar për gamën e gjerë të votave. Është verdikt i shprehur, si refuzim i përgjithshëm ndaj klasës politike apo gabim teknik i votuesit.

Jole shtoi se duhet një analizë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme ky problem të rikuperohet.

SHKARKO APP