Manja ”provokon” Bashën: Bëju thirrje kandidatëve të hyjnë në Kuvend
Deputeti i PS-së Ulsi Manja për “ABC news” është shprehur se opozita ka ngritur një “kurth” politik me djegien e mandateve. Socialisti ka komentuar edhe deklaratën e kryedemokratit Basha, i cili foli pas takimit me Danielson.
Juli Xhokaxhi: Zoti Basha sot ka dalë për herë të parë me një formulë përveç kushti kryesor të bërë të ditur për të gjithë. Formula e daljes nga situata tha Zoti Basha pas takimit me Banielson, është reformë kushtetuese, reformë elektorale, ndëshkim pelan për të gjithë ata që kanë vjedhur apo kanë blerë votat, gjykim dhe zbardhe e dy dosjeve 339 dhe 184, sipas të cilave do të vinte edhe ndëshkimi për politikanët dhe zyrtarët të cilët janë marrë me blerjen e votave. Këto ka kërkuar zoti Basha, kjo është formula që ka dhënë. Çfarë ka të jashtëzakonshme në këtë formulë që mund të mos realizohet?
Ulsi Manja: Mjafton ta lexosha atë deklaratë ashtu siç e ka thënë dhe provohet se ai është joserioz dhe i pabesueshëm. Nëse ai kërkon ato ndryshime kushtetuese dhe ligjore, nëse është i vërtetë, serioz dhe i përgjegjshëm për atë deklaratë që po bën, le të dalë në televizion dhe t’u bëjë thirrje deputetëve zëvëndësues në listat e PD të marrin një orë e më parë mandatet dhe të zënë vendet në Kuvend. Ndryshe të gjitha ato janë blof. Janë blof politik i një lideri opozite që nuk shef përtej oborrit të shtëpisë së vet. Nuk shef asgje përtej oborrit të shtëpisë së vet. Unë do ta besoja këtë që ai është i gatshëm për ndryshime kushtetuese e ligjore dhe të Kodit Zgjedhor nëse do dalë deri në darkë dhe t’u thotë deputetëve, sepse këto që ikën janë të djegur. Të dalë dhe tu bëjë thirrje deputetëve të listave dhe tu thotë se ne bëmë gabim që i dogjëm por ju shkoni dhe merrni mandatet dhe zini vendet në Parlament si deputetë të rinj të opozitës.
Juli Xhokaxhi: Ju po kërkoni që Basha të bëjë vetëvrasje politike?
Ulsi Manja: Po më fal, nëse ju thoni që ndryshimet kushtetuese që kërkojnë 94 vota pra kërkojnë një shumicë absolute për t’u bërë dhe Kodi Zgjedhor që kërkon 84 vota…
Juli Xhokaxhi: I bëjmë pas zgjedhjeve thotë ai…
Ulsi Manja: Pas cilave zgjedhjeve?
Juli Xhokaxhi: Zgjedhjeve të parakohshme…
Ulsi Manja: Do shkojmë në zgjedhje me këtë kod thotë ky?
Juli Xhokaxhi: Kodin e bën qeveria tranzitore.
Ulsi Maja: Po duhen vota në Parlament për ta votuar, duhen 84 vota. Ja e bëri qeveria tranzitore kodin, pro me çfarë do ta miratojnë me gjethe dushku. /Abc News Albania/
KOHA JONË SONDAZH

