Manja, Ramës: E morëm të pandehur Bashën/ Rama: Vetë e prishi marrëveshjen me mua

Me një pushtet që i ngjan një regjimi, kur Edi Rama vihet në qendër të skandaleve mbytëse, instrumentet e pushtetit kthejnë në vëmendje si papritur të ashtuquajturin ‘lobimin në SHBA’ nëpërmjet rusëve të PD-së, i kthyer në një kamerdare shpëtimi për kryeministrin vitet e fundit.

E pikërisht ky rikthim në vëmendje i kësaj çështje më ashpër se më parë, pasi Lulzim Basha është marrë i pandehur, duhet të na shërbejë si njësi matëse e sikletit që e ka zënë Ramën para zgjedhjeve.

Sot, në një bashkëbisedim me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, dikush i tha Ramës se Basha është marrë i pandehur. Si për çudi Rama i përgjigjet: ‘Pse është marrë i pandehur ai? Se paskam parë këtë lajm’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej pyeti Ulsi Manjën për akuzën. Ky i fundit tha se akuzat janë dy: Falsifikim formulari dhe pastrim parash.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme’,– tha Rama në lidhje me lobimin rus.

Por ku qëndron problemi me këtë qëndrim ‘të pafajshëm’ të Ramës?

Duhet të kujtojmë se kur është hapur çështja e lobimit në SHBA.

Së pari, kur kërkohej arrestimi i Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge dhe Edi Rama pengonte prokurorinë të bënte detyrën, duke i kërkuar prova që t’i hiqte imunitetin Tahirit.

Së dyti, kur plasi skandali i vëllait të Fatmir Xhafës, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge, ku dhe u provua më pas se Qeveria kishte manipuluar hetimet.

E së fundmi, çështja u risoll në vëmendje të opinionit publik, kur u provua bashkëpunimi i Vangjush Dakos për të blerë votat me Astrit Avdylajn, kreun e një grupi të njohur kriminal të Shijakut.

I gjithë ky patern lëvizjesh me çështjen e lobimit në SHBA nuk është rastësor. Por, edhe nëse i japim kryeministrin benefitin e dyshimit, duke marrë të mirëqenë se Rama nuk e ka urdhëruar rishfaqjen e kësaj dosje tani që është i zënë ngushtë, ka sërish diçka që nuk shkon.

Ne e njohim Ramën si kryeministër prej gjashtë vitesh. E duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një kryeministër që ka provuar se ka kohë ti përgjigjet çdo akuze, madje edhe komenteve të panumërta në Facebook, qëndrimi i tij prej shejtani budalla, sikur nuk ka dëgjuar për lajmin më të rëndësishëm të pasdites së djeshme, nuk është gjë tjetër veçse një aktrim i radhës në teatrin e stërgjatur të qeverisjes së tij.

Duke llogaritur të gjitha këto, habia e kryeministrit kur pretendon se nuk është në dijeni se kundërshtari i tij politik rrezikon të dënohet deri në 20 vite burg për falsifikim e pastrim parash, e bëjnë atë habi të një klouni që s’di se ç’fsheh poshtë dore në një show, jo vetëm të lodhshëm, por tashmë edhe të fëlliqur. /Lapsi.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?