Manjani: Burgjet, të dënuarit të angazhohen me punë publike

U prezantua projekti i binjakëzimit me Britaninë e Madhe për burgjet dhe shërbimin e provës.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani theksoi në fjalën e tij se “sot fillon një epokë e re për burgjet dhe shërbimin e provës”.

“Duhet të bëjmë të mundur riintegrimin e personave të dënuar. Të miturit në burg janë fatkeqësi për shoqërinë. Ka disa kategori që duhen angazhuar në punë publike, pasi integrohen dhe ndihmojnë bashkitë. Duhen zgjidhje alternative, jo izolim. Ftoj kryetarët e bashkive të bashkëpunojnë me sistemin penitenciar, në mënyrë që me anë të shërbimit të provës të riintegrojnë të dënuarit. Vendimi penal nuk ka qëllim izolimin, por riedukimin dhe riintegrimin. Nëse njeriu largohet nga familja, puna dhe shoqëria, nuk ka asnjë të mirë”, u shpreh Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është hapi i parë që na ndryshon menaxhimin e sistemit penitenciar, e përgëzoj këtë projekt dhe ftoj kontribuesit që duan të ndihmojnë”, shtoi gjithashtu ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?