Manjani dhe Llalla takohen me drejtues të prokurorive të rretheve

 

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla janë takuar me drejtues të prokurorive në rrethe.

Takimi konsultativ mbahet në kuadër të reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Prokurorët, ashtu si dhe gjyqtarët, janë sulmuar shpesh për korrupsion. 

Ministri Manjani është shprehur gjatë takimit se është e nevojshme që të përshpejtohet akti i ekspertimit, ndërsa kërkoi një forcim të rolit të prokurorit.

Ky takim mbahet në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. 

SHKARKO APP