Manjani: Dita e verës është ditë festë zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me Ligj
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ftonte ndjekësit e tij ta ndihmonin për të zgjidhur një dilemë.
Sipas tij, Ditën e Verës që është me 14 shkurt është parashikuar që të jetë kohë me shi dhe pyet nëse mos do të ishte më mirë që aktivitetet që janë përgatitur në kuadrin e kësaj feste të zhvillohen ditën e diele, datë 17 mars që i bie 3 ditë më vonë.
Por tentativa ne fjale u komentua si nje perpjekje e mazhorances per te zbehur efektet qe pritet te krijoje ne publik protesta e 16 marsit e thirrur nga opozita dhe e cila do te mbahet para Kryeministrise.
Ndersa, ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani shprehet se Dita e Veres eshte e parashikuar me ligj si feste kombetare, dhe si e tille nuk mund te ndryshohet sipas tekave te momentit te politikes.
“Dikush ti tregojë Kryetarit të Bashkisë Tiranës se dita e verës është ditë feste zyrtare dhe ditë pushimi e vendosur me LIGJ.
Ja ku e ka, në nenin 1, pika g!
Është vendosur me ligj festa dhe pushimi dhe jo me Twitter, as me FB e as me Instagram. Ligji nuk ja ka lënë të drejtën as të shtyjë e as të vendosë data të reja Kryetarit të Bashkisë!
Populizmi është thjesht akt i pështirë paligjshmërie! ???
Le pastaj, kur bën sikur po pyet popullin!!! Kur ja zë sheshet e driten e diellit me kulla nuk ndihet!!
Turp!”, shprehet Manjani ne reagimin e tij permes rrjeteve sociale.

KOHA JONË SONDAZH

