Manjani: Grabitja e Prokurorisë ngjarje e rëndë, e stimuluar nga qeveria
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook, ka reaguar lidhur me grabitjen e Prokurorisë së Durrësit mëngjesin e sotëm.
Sipas Manjanit, kjo është ngjarje e rëndë pasi pikërisht nga Prokuroria priten të kapen dhe hetohen grabitësit e kriminelët.
“Zhdukja e provave është sot për sot biznesi më i stimuluar nga qeveria. Zhduken dokumenta e dëshmitarë, me lehtësinë më të madhe”, ka shkruar ish-ministri.
Postimi i Manjanit
As banka nuk është grabitur kaq shpesh sa Prokuroria e Durrësit!
Të mendosh që nga Prokuroria presim të kapen e hetohen grabitësit e kriminelët, kjo është ngjarje e rëndë!
Zhdukja e provave është sot për sot biznesi më i stimuluar nga qeveria. Zhduken dokumenta e dëshmitarë, me lehtësinë më të madhe!
Ndaj nuk është çudi grabitja e Prokurorisë!
Dhe si gjithmonë:
“Fajin e ka opozita”!

KOHA JONË SONDAZH

