Manjani: Kërkojnë BE-në, Rilindja fsheh takimet me rusët e Putinit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për një tjetër skandal të qeverisë. Sipas tij, me çështjen ”Xhafaj”, qeveria po mbulon marrëdhënienin me Rusinë. Sipas tij, Rama ka takuar misionarët rus të naftës.
”Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”.! Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder”,-shkruan Manjani në facebook.
Këtë ish-ministri e quan si strategjike të zezë, që qeveria po e vë Shqipërinë në krah të armiqve të perëndimit.
”Opozita kërcënohet me arrestime e burgje, tashmë! Ndërkohë Rilindja vijon të zhytet në skandale! Një ditë do ti vihet viza bilancit të super skandaleve dhe e imagjinoj fundin e dhimbshëm të përbindëshit. Shqiptarët i dhanë besim, ndaj nuk ja kishin borxh këtë damkë anti-perëndim! Duhet vënë damka tek Rilindja e trafikantëve të interesave të vendit dhe jo tek Shqiptarët”,-thekson më tej Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

