Manjani: Më e rëndë se nxjerrja e sekretit është mos hetimi. Manja konfirmoi se përgjimet janë të vërteta
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për nisjen e hetimeve për nxjerrje të sekretit hetimor lidhur me dosjen e bandës së Shijakut.
Në një reagim në Facebook, Manjani thotë se si jurist bie dakord me shqetësimin e publikimit të sekretit hetimor, por nga ana tjetër thotë se mos hetimi i kësaj dosje prej vitesh është fakt me i rëndë se publikimi në media i detajeve të saj.
Në mënyrë ironike, Manjani falënderon deputetin Ylsi Manja duke theksuar se me reagimin e tij, provoi se përgjimet janë origjinale dhe janë nxjerrë nga dosja 339
Postimi i plotë i Ylli Majanit:
“Për arsye profesionale, jam shumë dakort me shqetësimin se si materiale hetimore gjenden rrugëve të Shqipërisë dhe botës mbarë! Kam kohë që ulëras publikisht për këtë sjellje jashtë çdo standarti të punonjësve të drejtësisë.
Pa asnjë dyshim kjo është e papranueshme dhe e pa ligjshme! Ka kohë që prokuroria jonë funksionon si whatsapp për t’u referuar në publik si “burim”…
Por nga ana tjetër, moshetimi, mosgjykimi dhe mosdënimi i personave të përfshirë në krim zgjedhor është më e rëndë, më e papranueshme, më antiligjore sesa nxjerrja në publik i materialeve.
Kjo do të thotë se, nëse media nuk do ti nxirrte përgjimet, drejtësia do të varroste çdo mundësi hetimi e gjykimi. Ndaj media, ajo e huaja kuptohet, duhet falenderuar që ka gjetur pak kohë të merret me problemet tona, probleme me të cilat media jonë nuk merret në mënyrë kaq profesionale.
VOA dhe BILD i nxorën ato përgjime në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, megjithse janë media të huaja. Asnjë media këtu në Shqipëri nuk e ka bërë kaq qartë këtë gjë… Më në fund, Ulsi Manja duhet përshëndetur për sinqeritetin me të cilin pranoi se përgjimet e nxjerra nga BILD janë pjesë e dosjes . Duhet falenderuar sepse deri më sot Kryeministri kishte thënë se janë “sallatë fjalësh pa vlerë juridike…” Pra nuk qenkan sallatë, as gallatë, por ngjarje të vërteta”.
Lexoni edhe…
- Basha: Qeveria është ilegjitime. Rama ka ardhur në pushtet nga krimi
- Vangjush Dako reagon për audiopërgjimet e publikuara nga “Bild”
- Paloka: Nëse Rama nuk ikën, shqiptarët kanë të drejtë ta shporrin
- Berisha: “Bild” shpartallon Ramën dhe narkoshtetin
- Andi Bushati: Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve
- Petrit Vasili: U vërtetua plotësisht se kriminelët dhe Edi Rama kanë blerë votat
- Ulsi Manja: Bild prishi hetimet. Po kërkon destabilizimin e Shqipërisë
- E plotë/ 6 përgjimet e ‘BILD’. Astrit Avdulaj, biseda me Dakon e zyrtarë të PS
- Prokuroria “zbaton urdhrin e Manjës”, nis hetimet për nxjerrje të sekretit
KOHA JONË SONDAZH

