Manjani me Nishanin: U takuam për menaxhimin e punëve

 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u prit sot në një takim pune nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në selinë e Presidencës.
Pas takimit, ministri Manjani tha për mediat se biseda me Kreun e shtetit u fokusua në ‘menaxhimin sa më të mirë të punëve dhe detyrave kushtetuese që kemi për të ushtruar bashkarisht”.

“Pata një takim pune me Presidentin e Republikës, i zhvilluar në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore.

I shpreha gjithë mirënjohjen time si ministër i Drejtësisë Kryetarit të shtetit, Kryetarit të KLD-së dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Biseduam mjaft hapur për shumë çështje që na shqetësojnë bashkarisht dhe gjeta po ashtu mirëkuptimin për të punuar në menaxhimin sa më të mirë të punëve dhe në detyrat kushtetuese që kemi për të ushtruar bashkarisht”, tha ministri. 

SHKARKO APP