Manjani: Pasi votoi monizmin, Bamir Topi na fton të reflektojmë! Shumë turp!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj thirrjes së kreut të FRD-së Bamir Topi që politika të reflektojë për hapat që ndërmerr.

Përmes rrjeteve sociale, Manjani shprehet se një apel i tillë që behet pasi u bë pjesë e votimit monist, është shumë e turpshme për ish-Presidentin.

“Zoti Bamir Topi pasi votoi monizmin, na fton të reflektojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt ka nja dy orë që po reflektoj, por kam ngecur tek pyetja: te cilat zgjedhje duhet të shkonim të votonim? Tek zgjedhjet e Avdylajve, të Agës e Keshit, apo çunave të Damianit e pordhaleceve të Ulsiut?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Te cilat zgjedhje?!

Të KQZ-së që nxjerr rezultatin që në orën 10:00, apo të spacaturëve që shpërndajnë lekë edhe sot që si konkurron askush?! Shumë turp!”, shprehet Manjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?