Manjani: Për armëmbajtje pa leje dënohesh më shumë se për terrorizëm

 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se duhet të bëhet një Kod i ri Penal për dënimet e veprave të ndryshme penale. Ministri i Drejtësisë përmendi edhe një shembull, që një person i akuzuar për armëmbajtje pa leje dënohet më shumë se një i akuzuar për terrorizëm.

“Kodi penal të shkruhet nga fillimi, të bëhet një kod që të ketë sens, logjik, të dënohet fajtori në rrethanat që e meriton, dhe jo të bëhen kapërcime. Sot jemi në fazë luksi se kemi përvojë goxha të akumuluar, kemi asistencën e nevojshme që do të na ndihmojë në shkrimin e një ligji të ri nga A-ja tek Zh-ja. Të kuptohet mirë çfarë është e ndaluar me ligj, ky do të jetë Kodi i ri”, tha Manjani.

SHKARKO APP