Manjani: Përdorimi i “SKY ECC” jo i paligjshëm, mesazhet pa vlerë në gjykatë po nuk u provuan

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se mesazhet e aplikacioneve të SKY ECC apo të tjera platformave të ngjashme të enkriptuara, nuk mund të përdoren si prova nga gjykata.

Manjani komenton edhe urdhrin e ministrit Taulant Balla, i cili paralajmëroi me përjashtim nga rradhët e uniformave blu policët që kanë përdorur aplikacionet e enkriptuara. Për të përdorimi i aplikacioneve SKY, apo Encro Chat, është i njëjtë me çdo aplikacion tjetër komunikimi si ËhatsApp apo Viber, dhe nuk ka si të jetë i paligjshëm.

“Përdoruesit e këtyre platformave, janë platforma që njerëzit i përdorin lirisht në treg, për komunikime private, është puna e tyre përse i përdorin. Nëse duam t’i përgjigjemi pyetjes nëse është e paligjshme përdorimi i tyre, përgjigja është jo, nuk është e paligjshme. Vetëm nëse një rregull e ka që nuk të lejon të përdorësh telefona të tjerë përveç atij që të jep puna, dhe kjo është një shkelje etike, jo penale”, tha ndër të tjera Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?