Manjani: Po instalohet lufta e klasave, Rama dyshon tek…

Vettingu në Policinë e Shtetit, po kalon me zhurmë të madhe nga qeveria, por që për ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, qëllim nuk ka promovimin e vlerave, por të shtrijë kontroll monopartiak.

Për më tepër, Manjani jep alarmin se ky Vetting do të instalojë luftën e re të klasave në vend. ”Qëllimi është i qartë: kontroll politik i qeverisë monopartiake mbi çdo element të shtetit. Nuk e besoj që perëndimi do të instalojë luftën e re të klasave në këtë vend! Pavarësisht”.

Duke ironizuar se kreu i qeverisë Rama nuk e beson deri në fund ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Manjani shtron pyetjen se: ”Ajo që vijon të më çudisë është si ka mundësi që ambasada e USA dhe delegacioni i BE nuk mbrojnë dot as sugjerimet e ICITAP dhe PAMECA?!!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj thirrja e Manjanit shkon për opozitën, që duhet të jetë në një linjë me këto rekomandime profesionale. ”Nëse shoku Fatmir nuk tregon ato rekomandime, opozita tja kërkojë zyrtarisht ICITAP dhe PAMECA. Mund ti ndihmoj dhe une me ndonje kopje te rekomandimeve, nëse nuk i gjejnë dot”,-shkruan më tej ish-ministri Ylli Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi 

Vettingu në polici si lufta e klasave.
————
Fatmir Xhafaj, i brymosur thellë teorinë dhe praktikën e luftës së klasave, ka sjellë modelin e ri të kësaj lufte që quhet Vetting. E futi këtë model në drejtësi dhe lëmshi është aty. Tani po bën të njëjtën gjë në polici. Qëllimi është i qartë: kontroll politik i qeverisë monopartiake mbi çdo element të shtetit!

Të jem i sinqertë, nuk është se ska patur kontroll politik edhe në të shkuarën, por kontrolli monopartiak është provuar si më i rrezikshëm! Asnjë surprizë me thënë të drejtën! Shoku Fatmir këtë di të bëjë! Ndërkohë shoku Edvin, megjithse nuk i beson deri në fund shokut Fatmir, prap e pranon. Ajo që vijon të më çudisë është si ka mundësi që ambasada e USA dhe delegacioni i BE nuk mbrojnë dot as sugjerimet e ICITAP dhe PAMECA?!!

Kanë bërë goxha vërejtje dhe sugjerime për ligjin e Fatmirit, por partia e Tij nuk i merr në konsideratë!!! Me memon e EURALIUS dhe të OPDAT, na hapen barkun duke mbështetë dhunimin e Kushtetutës! Ndërsa rekomandimet profesionale të ICTAP dhe PAMECA nuk i lobbojnë fare! Çudi e madhe me thënë të drejtën!

Ende nuk e besoj që perëndimi do të instalojë luftën e re të klasave në këtë vend! Pavarësisht, opozita duhet të jetë në një linjë me këto rekomandime profesionale, të paraqitura zyrtarisht nga këto misione në datat 8-9 janar 2018. Nëse shoku Fatmir nuk tregon ato rekomandime, opozita tja kërkojë zyrtarisht ICITAP dhe PAMECA. Mund ti ndihmoj dhe une me ndonje kopje te rekomandimeve, nëse nuk i gjejnë dot!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?