Manjani: Pse pushteti kërcënon njerëz që presin e përcjellin Presidentin? Apo Meta i rrezikon elektoralisht

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar situatës mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Sipas ish-ministrit nëse vizitat e Metës që sipas Ramës realizohen ”natën” janë bajate nëse janë të vërteta, për të gjobat ndaj njerëzve që takohen me kreun e shtetit janë të poshtra, hakmarrëse. Për Manjanin, Edi Rama sulmon Metën, pasi ky i fundit i rrezikon elektoralisht. ”Nuk e kuptoj përse pushteti kërcënon njerëz që presin e përcjellin Presidentin, që politikisht e prezantojnë si të dobët dhe pa vlerë? Duhet ta ndajnë mendjen ose Presidenti i rrezikon elektoralisht dhe duhet ta sulmojnë, ose Ai ska vlerë dhe ta degjenerojnë”,-shkruan Manjani në facebook.

Postimi i plotë

More dakord jam që Ilir Meta, Presidenti i Republikës, nuk ka punë me fushatën elektorale të partive. As me fushatën e LSI. Të paktën për sa kryen detyrën e Presidentit, nuk lejohet. Nuk shkon. Le pastaj këto vizitat e padukshme, siç thotë Rama që “i bën natën”, janë bajate nëse janë të vërteta.

Por nëse vizitat e Metës janë bajate, gjobat ndaj njerëzve që presin Metën janë të poshtra! Hakmarrëse! Të pa drejta! Asnjë lidhje me ligjet e shtetit nuk kanë! Sinqerisht nuk e kuptoj përse pushteti kërcënon njerëz që presin e përcjellin Presidentin, që politikisht e prezantojnë si të dobët dhe pa vlerë?

Duhet ta ndajnë mendjen ose Presidenti i rrezikon elektoralisht dhe duhet ta sulmojnë, ose Ai s’ka vlerë dhe ta degjenerojnë. Ta shkarkojnë madje, pse jo?! Llogjika e ftohtë sugjeron që duhet ta injorojnë. Por në çdo rast llogaritë i kanë me Të, jo me njerëzit që gjobisin për terror elektoral. Dhuna është gjithnjë arma e të dobëtit.

SHKARKO APP