Manjani: Qeveria po punon me dy standarte

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook, shkruan se qeveria po punon me teorinë e dy standarteve për çështjen ”Xhafaj”.

”Çuditërisht gabojnë në zgjedhjen e rastit model për krahasim. Secili zgjedh një rast nga kundërshtarët politikë. Ndërkohë, Kryeministri ka shkarkuar në vend, publikisht, punonjës të administradës për një ankesë të pa verifikuar. E ka bërë disa herë këtë gjë. I ka shkarkuar për pretendime, jo fakte, që kanë të bëjnë me letra, apo veprime e mosveprime administrative”,-shkruan Manjani.

Më tej ministri i Brendshëm, thotë se me rastin Xhafaj qeveria po vepron ndryshe. ”Ndërsa Ministrin e Brendshëm që e aluzojnë me fakte që favorizoi vëllain e tij trafikant droge, e MBRON! Ndaj, jam dakort që ka dy standarte, që justifikojnë një të vetëm: Po u more me drogë je me imunitet! Narko-Rilindje”,-shkruan më tej ish-ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?