Manjani: Rama e shiti Gjushin, e ka huq që i shet të gjithë një ditë
Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se, kryebashkiaku i Durrësit është qytetar i lirë dhe të përgjigjet para drejtësisë, vjen reagimi i Ylli Manjanit. Ish ministri i drejtësisë, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kryeministri Rama do ti shesë të gjithë një e nga një.
“E shiti Gjushin?! Asnjë çudi. Të gjithë do t’i shesë një e nga një, siç shiti ministrat e brendshëm dhe jo vetëm… Kur i afrohet rreziku, shet cilindo, për të shpëtuar veten. Bëjnë mirë ta mësojnë këtë huq të Tij, të gjithë ata që i shërbejnë verbërisht ende…”,- shkruan Manjani në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

