Manjani: Rama s’e do opozitën në zgjedhje se humbet thellë, ndaj kërkon përplasje fizike
Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani tashmë nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje, sepse është i bindur se humbet thellë. Dhe për këtë arsye thotë ai, Rama po e fton popullin të përplaset fizikisht, që të dalë vetë fitimtar.
Nisur nga këto arsye, Manjani shprehet përmes rrjeteve sociale, se një dhuratë e tillë kurrsesi nuk mund ti bëhet nga opozita, duke rënë preh e këtyre qëllimeve shkatërrimtare për vendin?!
Reagimi i Ylli Manjanit
Qartësisht Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje sepse humb thellë.
Qartësisht fton popullin e tij të përplaset fizikisht, që të dalë vetë fitimtar.
A mund ti bëhet kjo dhuratë këtij njeriu, duke rënë preh e këtyre qëllimeve shkatërrimtare për vendin?!
KOHA JONË SONDAZH

