Manjani: SHBA e ka kapur dëmin nga brirët këtë radhë me 5 milion dollarët
Ish ministri Drejtësisë Ylli Manjani ka vlerësuar nismëne SHBA për ngritjen e “Akademisë së Transparencës” për menaxhimin e fondeve të marra nga Konferenca e Donatorëve.
Sipas Manjanit e ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milion dollar ndihmë për Transparencën.
Komenti i Manjanit:
Nuk para e vlerësoj zotin Palmer, por nuk i heq asnjë presje propozimit të Tij për “Akademi të Transparencës”.
I couldn’t agree more!
Fiks ajo që i mungon qeverisjes TRANSPARENCA.
Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.
Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë.
Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq.
Pra asnjë kacidhe ndihmë për qeverinë siç pretendon propaganda.