Manjani shkarkon policin e burgjeve, ushtronte dhunë në familje

 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar sot një punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës. Efektivi Kreshnik Dervishi është denoncuar nga të afërmit të tij për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Ministrisë, menjeherë Ministri urdhëroi strukturat përgjegjëse për shkarkimin e menjëhershëm nga detyra! “Persona të tillë nuk meritojnë të jenë në Shërbimin publik. Persona të tillë që nuk i shërbejnë familjes,nuk mund ti shërbejnë publikut!”,- është shprehur ministri Ylli Manjani.  

SHKARKO APP