Manjani “shuplakë” prokurorëve: Janë dembelë

Prokurorët shqiptarë janë dembelë, pasi të tillë i ka krijuar sistemi. Deklarata vjen nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sipas të cilit çështjet penale “flenë” si rezultat i pasivitetit të tyre.

Teksa raportoi në Komisonin e Ligjeve lidhur me inspektimet që Ministria e Drejtësisë ka bërë në 8 prokurori të vendit, Manjani tha se janë verifikuar rreth 2 mijë procedime penale, sikundër edhe janë propozuar masa disiplinore ndaj prokurorëve.

Kontrolli që kemi ushtruar në Prokurori ka qenë i planifikuar. Ankesat për shërbimin e prokurorisë në ministri janë të një numri të lartë që reflekton besimin e ulët të publikut tek ky shërbim. Konstatimi i parë që vihet re është se perceptimi për besueshmerinë e organit te Prokurorise është i ulët”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manjani tha më tej se çështje të tilla si ato të korrupsionit janë ulëritëse dhe kërkojnë prokurorë aktivë në krye të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke e lidhur me reformën në drejtësi, Manjani tha se duhet një kod i ri i procedurës penale.

Do doja të ndalesha në disa probleme. Aq më tepër se jemi në prag të ndërhyrjes më të thellë, atë të reformës në drejtësi. Ndërhyrjet në kodin e procedurës penale janë të pastudiuara. Duhet një kod i ri i procedurës penale”, nënvizoi kreu i Drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?