Manjani: Skënderbeut i kujtojmë vetëm ditën e vdekjes
Ish-ministri i Drejtësisë ka komentuar aktivitetet e zhvilluara dje nga qeveria për vitin e Skënderbeut.
Ai shprehet se Heroit Kombëtar i kujtohet vetëm dita e vdekjes.
“Më bën përshtypje fakti që heroit tonë kombëtar i kujtojmë vetëm ditën e vdekjes!!! Edhe ajo është me të thënë se nuk dihet saktë.
Ndërkohë udhëheqësve të kohës ju kujtohet dita e lindjes dhe e vdekjes, e tyre dhe e familjarëve.
Kemi një shesh në Tiranë psh, që ka emrin e ditëlindjes së Stalinit! (21 dhjetori)
Kurse Skënderbeut i kujtojmë ditën e vdekjes. Duket sikur “gëzojmë” që na vdiq heroi…”,- shkruan Ylli Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

