Manjani: T’i japim zgjidhje mbipopullimit të burgjeve

 

Fjala burg, përmendet nga kryeministri Rama thuajse në çdo aktivitet, për të treguar se çdo paligjshmëri do të shoqërohet me ndëshkimin e abuzuesve. Por, burgu për ata që ndërtojnë pa leje, kryejnë evazion, apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kanë ndikuar së tepërmi në mbipopullimin e burgjeve, një problem disa vjeçar në sistemin shqiptar penintenciar.

Në lidhje me këtë fenomen, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjanni deklaroi gjatë një aktiviteti se politika penale duhet të ketë rregullat e veta dhe jo ti përgjigjet politikës së ditës.

Natyrshëm pyetja që lind është nëse ministri është kundër linjës së fortë të qeverisë të drejtuar nga Rama, që kërkon ndëshkime me burg për vepra që edhe pse janë penale, në të shkuarën thuajse nuk penalizoheshe…

“Jam përkrahës i pikëpamjes që politika penale duhet të ketë rregullat e veta, nuk mund të shtyhet nga politika e ditës. Politika penal udhqhiqet nga interesi i zbatimit të ligjit dhe nga interesi i parandalimit të disa fenomeneve. Na ka dhënë efekt një farë shtrëngimi i çastit, por nuk është garanci afatgjatë. Nga kjo pikëmapmje, jemi mbështetës të politikës penale që harmonizohet sa më shumë në interes të igjit dhe në interes të parandalimit.

Ndërhyjmë tek Kodi Penal sipas interesit të çastit, dhe sot kemi një absurdotet që dënohesh më shumë për armëmbajtje se sa për terrorizëm”, – deklaroi Manjani.

Duke iu referuar fenomenit të mbipopullimit të burgjeve, Manjani tha se duhen gjetur rrugë për ti dhënë fund mbipopullimit. Dhe kjo sipas tij arrihet duke shmangur burgin për vepra të lehta apo për adoleshentët.

“ Nuk është burgu alternativa për një 14, 15, 16-vjeçar i kapur në paligjshmëri pasi atje ai bëhet kriminel. Nuk duhet të futet në shoqëri si jnë i burgosur i damkosur që në rini. Kësaj historie do ti japim një zgjidhje permanente, dhe patjeter ti japim një zgjidhje fenomenit të mbipopullimit.

Mbipopullimi është një situatë që është pasojë e disa fenomeneve që ne duhet ti kurojm 1 e nga 1 deri sa të vijmë te një zgjidhje afatgjatë”, tha më tj ministri Ylli Manjani.

SHKARKO APP