Manjani: Tre policët e drogës janë të lirë, megjithatë Ministria mburret
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar reagimin e Ministrisë së Brendshme për suksesin e operacionit për kapjen një vrasësi.
Manjani shprehet se propaganda për këtë ngjarje rreket të minimizojë problemet e tjera të Ministrisë së Brendshme, siç është fakti i mos arrestimit të tre zytarëve të lartë të Policisë së Shtetit të akuzuar për trafik droge.
“Ka tre ditë që Ministria e Brendshme mban opinionin publik me lajme për vrasjen e një personi me precedentë. Në breaking news u njoftua arrestimet e grupit rival! Tre policët që akuzohen për trafik droge, janë të lirë dhe u harruan për tre minuta!!! Kjo quhet Drejtësi Policore!”,- shprehet Ylli Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

