Manjani tregon detajet e draftit që akuzohet Xhafaj, flet dhe për një kryetare gjykate

Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka treguar se di detaje per draftin e hartuar nga ekspertet per ekstradimet, per te cilat po akuzohet sot nga PD ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj se ka falsifikuar Kodin e Procedures Penale per te mbrojtur te vellane e denuar ne Itali per trafik droge.

“Se ministri Xhafaj mund të thotë edhe që s’e ka shkruajtur me dorën e tij, po ta them unë se ku është bërë ai draft. Është shkruajtur te fakulteti i Drejtësisë, është bërë për gjithë natën ai akti, kështu kanë punuar ekspertët, ka qenë një kryetare gjyakte bile, s’po i zë emrin as asaj se është njeri i nderuar i respektuar në punën e vet. A është motivuar ky draft nga halli i vëllait të vet apo është nga konventa…ekstradimi është i dyanshëm, por ne kemi vetëm me Italinë ekstradim të dyanshëm, vetëm në Itali i cojmë të arrestuarit, edhe me Anglinë, pra ai nen nuk zbatohet për shtete të tjera përvec Italisë dhe Anglisë së fundmi.

Të gjitha këto ngjarje krijojnë shteg për dyshim më e rënda është se nëse provohet që në komisionin e ligjeve ka hyrë një draft zyrtarisht dhe në seancë hyn tjetër dhe zbardhet tjetër, kjo është histori tjetër dhe fundi i Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse fut në burg një njeri për falsifikim pronash, që se ka bërë dhe vetë korbi dhe pranon këtë superfalsifikim shtetëror që ndodh në parlamentin shqitpër është ti vëmë vizën.
Kjo e vërtetueshme është se shihen letrat në protokoll. Përgjegjësia i ngelet nënshkruesve, ka kryetar, ka sekretar njerëz që hedhin firmën për këtë punë’, tha Manjani ne “Studio e Hapur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?