Manjani urdhër: Mos e vononi asnjë minutë qytetarin!

 

“Nuk dua që të kemi asnjë vonesë në shërbimet ndaj publikut. Dua që qytetarët të jenë të qartë mbi afatet dhe punën që bëhet në shërbimet që ofron Ministria. Dua rregull dhe respektim të afateve”.

Ky është urdhri që ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka prezantuar për shërbimet publike dhe trajnimin e praktikave, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar se shërbimi ndaj publikut duhet të jetë sipas ligjit dhe afatit të përcaktuar nga ligji.

“Nuk dua të dëgjojë justifikime, cilat-do qofshin ato. Është e rëndësishme që shërbimi ndaj publikut të mos vonohet asnjë minutë më shumë se afati i përcaktuar nga ligji”, vijoi Manjani. 

Ministri i Drejtësisë, gjithashtu gjatë publikimit të dokumentit në fjalë u shpreh se reforma në drejtësi është thelbi i punës sonë.

“Reforma në drejtësi, ashtu siç e kam thënë dhe do ta them është kryefjala punës sonë. Integrimi jonë në Bashkimin Europian varet pikërisht nga kjo reformë, e cila do të bëhet duke ndjekur dhe këshillat e dhëna nga progres raporti BE-së”, tha Manjani.

Ministri i Drejtësisë prezantoi gjithashtu dhe ambientet e reja të pritjes me publikun.

 
 
 

SHKARKO APP