Manovra të rrezikshme me motor uji mes pushuesve, policia bllokon mjetet. Gjobë dy të rinjve

Policia Kufitare ka bllokuar dy motorë uji në Durrës, të cilët kryenin manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve.

Pas njoftimit të marrë nga pushuesit se dy motorë uji po kryenin manovra të rrezikshme lundrimi duke rrezikuar jetën e plazhistëve, Policia menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e dy motorëve të ujit.

Në përfundim të veprimeve dy drejtuesit e motorëve të ujit, shtetasit S. Xh. dhe S. J., janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 100 000 lekë të reja secili, për Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/593199594541075/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?