Manzë/Asnjë në çadër nga të prekurit e tërmetit tragjik

Të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Manzë, janë zhvendosur në njësi të lëvizshme banimi, me ujë, drita dhe facilitetet e tjera të domosdoshme për jetesën. Merjeme Hoxha, banuese në Manzë, është ngarkuar për menaxhimin e situatës me të prekurit nga tërmeti.

Hoxha shpjegoi në një intervistë për ”ATSH”, se pas kalimit të banorëve të prekur nga tërmeti në njësitë e lëvizsshme të banimit, situata në këtë zonë është shumë më e mirë se më parë. 130 familje që kanë qenë në çadra në kampin e Manzës janë sistemuar në këto njësi, duke pasur tashmë kushte shumë të mira jetese.

“Na u prish shtëpia prej tërmetit dhe na sollën këtu. Jemi shumë më mirë sesa në çadër, kemi ujë, drita”, tha një grua e moshuar. “Jemi shumë të kënaqur që na sollën këtu dhe na hoqën nga çadrat me baltë. Jemi katër veta si familje, ndjehemi mirë për momentin, nuk na mungon gjë”, u shpreh një tjetër banor i Manzës.

SHKARKO APP