Manzë, familja që jeton në çadër apel për ndihmë

Manza e Durrësit është një prej zonave më të goditura nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit. Një prej shtëpive gati në shembje, tronditjet e para, sipas kryefamiljarit Altin Kurti, i ka marrë nga një tërmet i 4 korrikut të vitit 2018. Prej asaj kohe, familja e tij me tre fëmijë të mitur ndërron vetëm çadrat në oborr. Nuk ka pemë Krishtlindjeje, dhurata apo darkë festive. Shtëpia e tyre është vlerësuar e pabanueshme, por ata thonë se nuk kanë asnjë garanci për strehë nga askush. I ftohti po kulmon në dimrin e saponisur dhe çadra është e vetmja strehëz për 3 fëmijët e mitur dhe prindërit e tyre.

SHKARKO APP