Maqedonia e Veriut hap kufirin pa kushte anti-Covid 19, nisen udhëtarët e parë
Hapen kufijtë me Maqedoninë pas 3 muaj. Ndërkohë nuk do të ketë karantinim apo masa të tjera siç kanë qënë ato të pandemisë.
Pamjet tregojnë qartë që nuk ka pasur ndonjë fluks të lartë lëvizjesh të automjeteve. Të parët që u ngutën të lëvizin në Maqedoni janë të papunët që ishin bllokuar për të lëvizur jashtë vendit.
Tashmë do ta kenë më të lehtë të sigurojnë të ardhura në shtetin fqinj.
“Po shkoj për punë”, është shprehur një qytetar.
Ndërkohë një tjetër thekson se për tre muaj ato kanë qenë në izolim.
“S’kemi lëvizur sot po e provojmë po ikim për punë. Shkojmë çdo tre muaj për ndërtim”, ka thënë ai
Deri ditën e enjte në Maqedoninë e Veriut duhet të hyje vetëm nëse disponoje përgjigjen e testit për Covid dhe të ishte kryer brenda 72 orëve në të kundërt duhet të vetëkarantinoheshin për 14 ditë.
Por nga kjo e premte mund të kalohet lehtësisht pa asnjë kusht.
/abcnews.al