Maqedonia e Veriut merr vendimin: Rekomandohet doza e tretë e vaksinës për tre kategori qytetarësh

Maqedonia e Veriut rekomandon dozën e tretë të vaksinës për gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe personat me imunitet të dobët. Ministri në largim i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se fillimisht doza e tretë do të jetë Pfizer teksa shtoi se do të injektohet të paktën 6 muaj pas dozës së dytë.

“Së paku 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë të vaksinës. Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë, në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se mund të lajmërohen dhe të marrin dozën e tretë të vaksinës, porosia do të lëshohet përmes sms-së”, deklaroi mes tjerash Filipçe.

Maqedonia e Veriut do të bëhet një nga vendet e para në rajon e Europë që rekomandon dozën e tretë të vaksinimit për të cilën po bëhet një debat në gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?